Policia bastis një mishtore në Prizren, dyshohet për mish të kontrabanduar

Gazeta Sinjali mëson se disa zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficer të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u kanë zbarkuar edhe në mishtoren “Ymeri” në Prizren.

Kjo vizitë e papritur e organeve të sigurisë në këto biznese, raportohet se vjen si rezultat i dyshimit për bartjen e mallrave në pikën kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes raportojnë se dhjetëra zyrtarë tashmë janë futur brenda dhe kanë filluar bastisjen në këtë mishtore.

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar ekskluzivisht se policia ka “pushtuar” edhe fabrikën e përpunimit të mishit “BUQUKU” në Pejë, ku dyshohet për mish të kontrabanduar.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit