Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në përvjetorin e rënies së tij heroike.
Munishi ka theksuar se vizita pranë varreve të dëshmorëve ishte një moment reflektimi, ku sipas tij “heshtja fliste më shumë se çdo fjalë”, duke kujtuar sakrificën e Thaçit që la futbollin për t’iu bashkuar luftës për liri.
“Sot, pranë varreve të dëshmorëve, heshtja fliste më shumë se çdo fjalë. Aty pushon edhe Përparim Thaqi, ish futbollisti i KF Lirisë, që ëndrrat e rinisë i la përgjysmë për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut”, ka shkruar Munishi, raporton PrizrenPress.

Ai ka vazhduar me një përshkrim simbolik të rrugëtimit të tij nga sporti drejt luftës.
“Nga fusha e blertë në vijën e frontit… nga duartrojtjet e stadiumit në pavdekësinë e lavdisë”, thuhet në mesazhin e tij.
Munishi ka theksuar se figura e Përparim Thaqit mbetet shembull i sakrificës dhe dashurisë për atdheun, duke përfunduar me nderim për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe kujtimin e tij të përhershëm.
“Disa njerëz jetojnë për veten, por njerëz si Përparimi jetuan dhe ranë për një popull të tërë. Sot përulemi me dhimbje, krenari dhe mall para sakrificës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Lavdi e përjetshme!”, ka deklaruar Munishi./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
