4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

COVID-19, shtynë ndeshjen KB Peja-KB Bashkimi

Ndeshja e xhiros së IV në Superligë, ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, e cila ishte paraparë të zhvillohet të shtunën (nesër) më 7 nëntor nga ora 19:00 në Karagaç të Pejës, është shtyer për një datë tjetër.

Shtyerja e datës së ndeshjes ka ardhur si rrjedhojë e situatës aktuale pandemike dhe vendimit të sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjë për të cilën ka njoftuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet anëtare të saj se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 06.11.2020 prej sot, të shtunën e të dielën nuk do të zhvillohen ndeshjet e basketbollit të parapara me kalendarët e garave, më saktësisht nuk do të zhvillohen aktivitetet sportive në palestra.

Qeveria e Republikës së Kosovës të premten e ka publikuar vendimin që ndalon veprimtarinë e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës nga sot në ora 20:00 e deri të hënën në ora 05:00.

Në pikën 2 të Vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës thuhet: “Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi”.

Pra, Vendimi i Qeverisë së Kosovës pezullon edhe pikën 12 të një vendimi të 1 nëntorit, që thotë: “Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet anëtare të saj, si dhe gjithë komunitetin e basketbollit e opinionin e gjerë se në bashkëpunim me institucionet e vendit tonë në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur ecurinë e garave të saj.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit