7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. “, ka shkruar Hoxhaj.

Sami Hajdaraj, ndryshe, ka qenë edhe ish-ministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë

Lexoni statusin e plotë:

Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ish ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeveriss si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit