Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi studentë dhe juristë të rinj për diskutime dhe ushtrime praktike të fokusuara në balancimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore me luftën kundër kriminalitetit, si dhe mbrojtjen e të drejtës për liri dhe siguri.
Aktiviteti u organizua nga Lëvizja FOL me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung Kosovo dhe trajtoi tema që ndërlidhen me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe praktikën gjyqësore.
Në sesionin e parë, kryeprokurori i Prokuroria Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, diskutoi mbi sfidat e balancimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore në raport me luftimin e kriminalitetit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të të drejtave të njeriut në procedurat penale.

Avokati Leutrim Syla elaboroi të drejtën për liri dhe siguri, aspektet përkufizuese të saj dhe mjetet juridike për mbrojtje, duke ofruar një trajtim krahasues ndërmjet legjislacionit vendor dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkaq, gjyqtari i Gjykata Supreme e Kosovës, Burim Ademi, prezantoi praktikën e Gjykatës Supreme lidhur me të drejtën për liri dhe siguri, në kontekst të mbikëqyrjes gjyqësore të vazhdimit të paraburgimit.
Në pjesën e dytë të sesionit, pjesëmarrësit zhvilluan një rast gjyqësor të simuluar, duke marrë role të ndryshme dhe duke paraqitur argumentet e tyre profesionale.
Në përmbyllje, Lëvizja FOL falënderoi ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin gjatë katër ditëve të akademisë, duke vlerësuar se aktiviteti krijoi një hapësirë aktive për zhvillim profesional dhe shkëmbim përvojash në fushën juridike.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
