12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dragash, shtyhet sërish seanca për kanosje

Për të tretën herë me radhë është shtyrë seanca gjyqësore në rastin ku Abdullah Satiari po akuzohet se ka kanosur Abdil Hasanin.

Njëjtë sikurse seanca e kaluar, edhe seanca e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, është shtyrë për shkak të mungesës së të dëmtuarit Abdil Hasani.

Lidhur me mungesën e të dëmtuarit, gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, tha se nuk ka fakte që i dëmtuari është ftuar në mënyrë të rregullt për seancën e së mërkurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, në seancë prezantuan prokurori Petrit Kryeziu dhe i pandehuri Abdullah Satiari, porse, në mungesë të të dëmtuarit, seanca u shty për 11 maj 2021, ora 11:00.

Ndryshe, kjo është seanca e tretë me radhë që shtyhet në këtë rast pasi që edhe seanca e caktuar të mbahej më 11 mars 2021 ishte shtyrë në mungesë të të akuzuarit, kurse ajo e caktuar të mbahej më 25 mars 2021, ishte shtyrë në mungesë të të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur me 25 qershor 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Abdullah Satiari, po akuzohet se me 21 prill 2020, rreth orës 16:15, në fshatin Vranishte, Komuna Dragashit, saktësisht para oborrit të ambulantes, pas një mos marrëveshjeje paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin lidhur me parkimin e veturave, i pandehuri seriozisht e kishte kanosur të dëmtuarin Hasani me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit.

Sipas prokurorisë, vepra kishte ndodhur në atë mënyrë që, i pandehuri Satiari fillimisht e thërret të dëmtuarin Hasanin që ta largojë veturën nga ku e kishte parkuar duke ju drejtuar me fjalët “në qoftë se e parkon edhe një herë veturën këtu kam me të vra” dhe pas kësaj niset në drejtim të dëmtuarit duke ju drejtuar me fjalët “a po donë tash me të vra dhe me ta shkatërru veturën” më ç’ rast, sipas aktakuzës, tek i dëmtuari kishte shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri personale.

Për këto veprime, prokuroria pretendon se i akuzuari ka kryer veprën penale “kanosje”, e parapare ne nenin 181, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit