Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, vdes e moshuara që ishte brenda

Një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit. Zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë një e moshuar, e cila ka vdekur si pasojë e djegieve që ka marrë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren  31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit