4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Afro 1,000 biznese kanë aplikuar në ATK për falje të ndëshkimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani, numri i tatimpaguesve që kanë aplikuar për të përfituar nga falja e ndëshkimeve për shkelje të masave anti-COVID, është 953.

Sipas ATK-së, ndëshkimi i falur është në vlerë prej 4,05 milionë euro, ndërsa tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14,5 milionë euro.

“Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

Kjo masë është marrë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veproj sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor.

Më Shumë

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve...

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Lajmet e Fundit