20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.

 

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit