Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që u kapën me 9 kg kokainë në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, për të pandehurit E.T (1999) dhe E.T (2000) që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar se, më 07 shtator 2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë të pandehurve të lartshënuar në automjetin Peugeot 307 u janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, me sasi prej 8 kg e 800.74 gram.

Tutje, sipas kërkesës thuhet se gatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor është vërejtur ndërhyrje në automjet përkatësisht në ulëse të pasme, dhe automjeti është vendosur në skaner, ku pas kësaj ka rezultuar se ka ndërhyrje – bunker nën ulëse të pasme të pasagjerëve në veturë.

Drejtësia Sot, njofton se me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit