16.2 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

“Veç 1 vit burri ka jetu me fëmijë”, rrëfimi i dhimbshëm i Fahrije Hotit

Fahrije Hoti, historia e së cilës është shndërruar në film artistik të metrazhit të gjatë, propozim ky i Kosovës për çmimet Oscars, tashmë ka kaluar kufijtë. Derisa “Zgjoi”, u vlerësua me tre çmimet kryesore të festivalit prestigjioz “Sundance Film Festival”.

Ajo në emisionin E Diela Vlen me Vlera Jusufin në ATV ka rrëfyer jetën e saj të dhimshme, e cila tregon se si dy fëmijët e saj, nuk kanë arritur ta njohin babanë e tyre, pasi që ai është i zhdukur në lufta e fundit në Kosovë, në masakrën e Krushës së Madhe.

Hoti thotë se vetëm një vit bashkëshorti i saj, ka jetuar me fëmijët, shkruan ATVLIVE.TV

“Unë Sabinën e kam pas 6 vitesh martesë, edhe para luftës kam pas një jetë jo aq të lehtë. Pas 6 vitësh u bëra nënë, dhe për një kohë, burri për 3 vite ka jetu në Gjermani. Sabina ka lind, kur babai i vet e ka pa Sabinën ka qenë 3 vjeçe. Deshti fati më gëzoi dhe me një djalë, por ka qenë vetëm 1 vit, ajo kohë që bashkëshorti ka jetu me fëmijë. Më së shumti më mundon ajo pjesa e atij, sepse ai s’arriti m’i rrit, m’i martu Sabinën e të bëhet gjysh.

Unë në vitin 1999 kur ka vdek ai, kam vdek bashkë me të”, rrëfen ndër të tjerë Fahrije Hoti.

Më Shumë

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës.Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet...

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Lajmet e Fundit