Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë.

Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19:30, ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe interesim i madh i tifozëve, raporton PrizrenPress.

Mitrovicasit e siguruan finalen pasi eliminuan Peja në gjysmëfinale me rezultat 3:1, ndërsa Bashkimi kaloi Bora pas një serie dramatike prej pesë ndeshjesh, duke triumfuar 3:2.

Trepça e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye ka përparësinë e terrenit vendas në seri, ndërsa Bashkimi synon ta rikthejë titullin në Prizren.

Dy skuadrat u përballën edhe sezonin e kaluar në finale, ku “Xehetarët” triumfuan dhe fituan titullin e kampionit.

Finalja luhet në sistemin “best of seven”, ndërsa skuadra që arrin katër fitore do të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

 

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiriPrizrenpress.com -ne-prizren/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit