14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Lajmin për RTK e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku dhe është mbajtur seanca dhe mes tjerash kanë bërë të ditur se ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit A.Q. dhe N.K., në bashkëpunim dhe pas marrëveshjeje paraprake, dyshohet se kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar “Kontratë për këmbim e paluajtshmërive” të vitit 1966, duke paraqitur rrejshëm një këmbim pronash me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Gjatë hetimeve dyshohet se ata, me ndihmën e zyrtarit A.B. në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e kanë paraqitur dokumentin si autentik dhe e kanë futur në arkiva zyrtare, ndonëse nuk ekzistonte në evidencat zyrtare. Po ashtu, A.B. dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ndërkohë, edhe zyrtarët B.Sh. dhe M.B. në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat dhe kanë aprovuar ankesën e palës N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

 

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit