7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Wilder pezullohet nga boksi për gjysmë viti për shkak të nokautit brutal nga Fury

Deontay Wilder është goditur me një pezullim mjekësor gjashtë mujor pas humbjes së tij me nokaut nga Tyson Fury në Las Vegas, një goditje tjetër e madhe në karrierën e boksierit.

Amerikani nuk ishte në gjendje të merrte hak ndaj “Mbretit Gypsy” për humbjen e tij në ndeshjen e tyre të dytë, pasi Fury e rrëzoi tri herë, në luftën e tyre trilogjike.

Wilder u dërgua menjëherë në një spital në Nevada për t’u kontrolluar pas përplasjes dhe ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e thyer, kur të kthehet në shtetin e tij në Alabama.

Si pasojë e plagëve të tij, Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës e ka këshilluar atë të pezullojë ndeshje deri më 8 prill, që do të thotë se ai nuk mund të kthehet në ring deri në atë datë, nëse nuk i jipet leja nga një mjek paraprakisht.

Wilder gjithashtu ka thyer gishtin dhe kyçin e këmbës, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Lufta e tyre të shtunën ishte një nga më të mirat në vitet e fundit me Wilder që rrëzoi Furyn dy herë në raundin e katërt, por nukautimi nga Fury në raundin e tetë bëri që referi ta ndërpres ndeshjen.

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Pa pranga

Lajmet e Fundit