109 vjet nga vdekja e veprimtarit të Rilindjes, Gjergj Qiriazi

109 vite më parë, më 30 dhjetor 1912, ndërroi jetë në Manastir veprimtari i Rilindjes, Gjergj Qiriazi.

Ai ndoqi shkollën greke në Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov.

Pasi përfundoi kolegjin Gjergj Qiriazi filloi punë në Shoqërinë Biblike Britanike. Pas vdekjes së të vëllait, Gjerasim Qiriazit më 1894, ai mori drejtimin e Shkollës së Vashave në Korçë, kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës “Bashkim’ i kombit” më 1909.

Ai ka botuar një përmbledhje me vjersha fetare me titullin “Kënkë të shenjtëruara”, Sofje 1906. Gjergj Qiriazi u shqua edhe në botimet e teksteve shkollore. Ai botoi një tekst për fizikën, “Fizika”, Bukuresht (1899), si dhe një numër artikujsh në organet e shtypit të kohës. / KultPlus.com

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit