15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Parlamenti ukrainas ndalon letërsinë dhe muzikën ruse

Rada Verkhovna e Ukrainës (Parlamenti ukrainas – AP) ndaloi të dielën e 19 qershorit muzikën ruse në median dhe hapësirën publike ukrainase.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti ukrainas Yaroslav Zheleznyak në kanalin e tij ‘Telegram’.

303 deputetë votuan pro për “Projektligjin për ndryshime në disa ligje të Ukrainës për mbështetjen e produktit muzikor kombëtar dhe kufizimin e përdorimit publik të produktit muzikor të shtetit agresor” ( Nr. 7273-d ).

Parlamenti ukrainas ndaloi gjithashtu importin dhe shpërndarjen e librave dhe produkteve të tjera botuese nga Federata Ruse, territoret e Ukrainës të pushtuara përkohësisht prej saj dhe nga Bjellorusia.

306 deputetë votuan pro për “Projektligjin për ndryshime në disa ligje të Ukrainës për vendosjen e kufizimeve në importin dhe shpërndarjen e produkteve botuese në lidhje me shtetin agresor, Republikën e Bjellorusisë, territorin e okupuar përkohësisht të Ukrainës” ( Nr. 7459 ).

Shkrimtari rus Leo Tolstoy konsiderohet në Ukrainë si një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të ideve për shenjtërinë e popullit rus.

Këto ide përshkuan shumë nga veprat e tij, duke përfshirë Anna Karenina-n.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit