Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve.

Në urimin e tij, Xheladini është thirrur në shprehjen popullore gorane “Ku do që të jesh, për Shëngjergj në shtëpi të jesh”, duke theksuar lidhjen e fortë të komunitetit me vendlindjen, traditat dhe kulturën.

Ai ka vlerësuar se kjo festë shënon jo vetëm ardhjen e pranverës, por edhe forcimin e lidhjeve familjare e shoqërore, si dhe përkushtimin për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore ndër breza.

Xheladini u ka uruar qytetarëve ditë festive me gëzim, harmoni dhe miqësi, duke inkurajuar që festat të kremtohen me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë si pjesë e barabartë e Komunës së Dragashit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit