Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Seria mes dy skuadrave është e barabartë 2:2, ndërsa përballja e sontme do të përcaktojë finalistin e dytë që do t’i bashkohet Trepça në luftën për titull, raporton PrizrenPress.

Në këtë duel nuk ka vend për gabime, pasi humbësi eliminohet nga gara, ndërsa fituesi siguron finalen.

Seria ka qenë tejet e luftuar dhe e balancuar: Bashkimi fitoi ndeshjen e parë 73:70, Bora u kundërpërgjigj me fitore 76:75, ndërsa prizrenasit rikthyen epërsinë me triumf 88:73. Në ndeshjen e katërt, Bora fitoi pas vazhdimeve 104:99, duke barazuar gjithçka.

Ndeshja vendimtare zhvillohet sonte nga ora 19:30, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel i fortë deri në sekondat e fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit