Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me mbështetjen e madhe të tifozëve.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar ekipin për këtë sukses, duke vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve dhe stafit.

“Fitore e jashtëzakonshme e KB Bashkimit sonte, në një atmosferë të zjarrtë, që dëshmoi edhe një herë pasionin e tifozëve! Me këtë triumf, Bashkimi siguroi finalen në Play-Off!”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka përgëzuar basketbollistët dhe stafin menaxhues për këtë arritje, duke e cilësuar si një sukses të merituar për klubin dhe qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit