Përmirësimi i infrastrukturës zgjon interesimin e bujqve në Suharekë|Video

Komuna e Suharekës këtë vit ka ndarë një buxhet prej 140 mijë eurosh për rregullimin e rrugëve fushore në disa fshatra të kësaj komune. Deri më tani ky projekt është realizuar në disa fshatra më të thellë, ndërsa po punohet në rrugët fushore të fshatit Mushtisht.

Komuna e Suharekës ka ndarë një pjesë të buxhetit të drejtorisë së bujqësisë për rregullimin e rrugëve fushore , me qëllim që fermerëve të jua mundësojë qasjen më të lehtë për punën në fushë.

Sejdi Abazi thotë se , deri më tani nuk ka pasur qasje në tokat e tij , ndërsa shpesh e ka lënë edhe djerrë .

Për shkak se infrastruktura fushore po përmirësohet , është rritur interesimi i fermerëve për mbjelljen e drithërave të bukës .

Automjetet kanë nisur punën në fshatin Mushtisht, i cili ka 1 mijë hektarë tokë bujqësore të punueshme.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Suharekë ka filluar ka dy vite, por ende nuk ka përfunduar në disa fshatra . Deri më tani kanë përfunduar , rruga në bjeshkë të Dellocit, 7 rrugë në fshatin Bukosh, Rruga Bukosh – Budakove, 1 rrugë në Savrove, 1 rrugë në Gjinoc, rruga Sallagrazhde – Mushtisht etj.

 

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit