Në një shtëpi në Dragash konfiskohen tri pushkë e dy revole, arrestohet një person

Dje rreth orës 12:30 është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës bën të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtjen e armëve.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit