8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Liria zyrtarizon Jasharin

Futbollisti i deritashëm i Flamurtarit, Dardan Jashari, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Lirisë së Prizrenit në Ligë të Parë. Jashari, ka përvojë të madhe në futbollin vendor, ndërsa para Flamurtarit ka luajtur edhe për Llapin, Ballkanin, Ferizajin dhe Malishevën.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar është 188-centimetra i gjatë, ndërsa Liria ka bërë të ditur se me Jasharin ka blinduar mbrojtjen e skuadrës! Ai besohet të ketë nënshkruar marrëveshje deri në fund të këtij stinori me bardhezinjtë nga Prizreni.

“Jam i lumtur me marrëveshjen e arritur. Liria është klub me traditë. Do të jap maksimumin të arrijmë objektivin, rikthimin në elitë,” ka thënë tashmë mbrojtësi i ri i skuadrës prizrenase.

Përndryshe, Liria ka bërë të ditur se do të ketë ende përforcime në skuadër para fillimit të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa në javën tjetër ekipi do të udhëtojë për në Durrës për të kryer fazën e dytë përgatitore parasezonale. Para Jasharit, Liria kishte prezantuar edhe ardhjet e reja si mesfushorin me përvojë Qemail Elshanin dhe portierin Amrush Bujupi, këta të fundit nga Drenasi.

Më Shumë

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit