Për ditë të bardha

Skënder Berisha

Mbi krahët e Janarit
Ecin fjolla bore të rralla
Edhe ju që na pritë
Kur ish acar si në përralla

E më vini radhë-radha
T’më thoni prap diçka si kahera
Si rrihet te pragu e te ara
Kur agon edhe kur afron shtërngata

Krejt kuq e kuq ndër plagë
Të rinj përjetë me grushtin përpjetë
Edhe dheun tonë s’e keni rëndë
Sa shumë e deshët këtë vend

Tash bora kur nis e shtron ngapak
Ti edhe ai edhe ajo më del para
Në gji si ju ngrohej arma
Për ditë të bardha të bardha

11 janar 2023

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit