4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

LDK-ja tërheq votat që Erion Veliaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, i kanë rënë pishman që kanë votuar për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ata sot i kanë tërhequr votat e tyre.

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se votat janë tërhequr pasi që Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“ Veliaj e ka sakatuar kohën e fundit një rrugë me emërtimin Rugovës . Po ashtu një shtatore me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”, tha Hodaj

Ai, paralajmëroi se nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e ndarjes së Veliajt “Qytetar Nderi”.

Kuvendi i Prizrenit muajin e kaluar  ka miratuar kërkesën e kryetarit Shaqir Totaj që titulli “Qytetar Nderi” t’i ndahet kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, shkruan PrizrenPress.
Totaj para anëtarëve të Kuvendit pati prezantuar biografinë dhe veprimtarinë e Veliajt duke veçuar angazhimin e tij për krijimin e Unionit të Bashkive Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe Prizreni.

“Nën drejtimin e z. Veliaj, Unioni ka avancuar kauzën e shqiptarëve në rajon, duke iu ofruar qeverisje më të mirë lokale, shërbime më të mira, zgjedhje më të mira për jetesën e komunitetit, cilësi më të mirë në të gjithë faktorët e jetës që preken nga puna e bashkisë”, ka thënë Totaj.

Plani i organeve komunale të Prizrenit është që titulli “Qytetar Nderi i Prizrenit” t’i dorëzohet kryebashkiakut Veliaj më 17 shkurt, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.PrizrenPress.com/

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

Lajmet e Fundit