Arrestohet për kanosje një person në Damjan të Hasit, i konfiskohen dy revole me 30 fishekë

Një 32-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një person derisa Policia e Kosovës ia kanë konfiskuar dy revole me 30 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demjan të Gajkovës.

“Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë i është përgjigjur një rasti ‘kanosje’ të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve, në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992)”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rasti ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka njoftuar Policia.

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit