Sipas raportit policor, në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi.
Gjatë operacionit, policia ka dyshuar se bizneset po ushtronin aktivitet ilegal duke mos deklaruar mallrat dhe duke iu shmangur obligimeve tatimore.

Në lokalet e katër të dyshuarve – një femër dhe tre meshkuj kosovarë – janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë e 775 gramë ar i pa deklaruar, mbi 4 kilogramë e 204 gramë argjend i pa deklaruar, si dhe një armë pa leje.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
