2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Vërmicë: Gjendet kokainë brenda në çamçakëza

Policia bashkë me Doganën e Kosovës kanë identifikuar sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Bëhet e ditur se në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur kokainë, në sasi prej rreth tetë gramësh.

“Gjatë operacionit taktik është ndaluar një veturë me targa të huaja e cila pas nënshtrimit të procedurave të parapara në pikë kufitare, është selektuar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, ku gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh”.

Në komunikatën për media thuhet se të dyshuarit janë intervistuar, përcjell Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit  i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë”.

“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të të njëjtit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, pasaporta e personit të dyshuar dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në komunikatë.

policia

Më Shumë

PDK-ja hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore nëPrizren ka prezantuar katër shtyllat e programit...

Kampioni i pamëshirshëm, Trepça “shkel” Yllin në Suharekë

Trepça fitoi bindshëm në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit