11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Në Prizren u hap ekspozita “Zogjtë thërrasin”

Të shtunën në Sheshin e Lidhjes në Prizren, është hapur ekspozita ndërkombëtare e fotografive “ Zogjët thërrasin”, me autor, fotografin e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala.

Fotografi prizrenas ka bërë bashkë të shtunën shumë pasionantë dhe fotografë profesionist me renome ndërkombëtare në ekspozitën e tij të titulluar “ Zogjë thërrasin”, të cilen po e realizon në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

Drejtori i këtij dikasteri, Adem Morina, tha se si institucione lokale jemi krenar që mbështesim ngjarje të këtilla të cilat promovojnë jo vetëm kulturën e qytetit tone. Në mesin e shumë fotografëve të pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe Lorenzo Barelli nga Zvicra, i cili e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë ekspozitë interesante ndërkombëtare. Pjesë e kësaj ekspozite me dy fotografi interesante, ishte fotografi i shquar Sefer Susuri, si dhe mbështetës i kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, biologu Erald Xeka, tha se ekspozita të këtilla ndikojnë në ndërgjegjësimin e publikut në mbrojtje të biodiversitetit. Autori i ekspozitës, Liridon Shala, ndjehej shumë i lumtur që qytetit të tij po i dhuron këtë ngjarje e cila bën thirrje në radhë të parë për mbrojtje të zogjëve.

Para hapjes zyrtare të kësaj ekspozite, është organizuar edhe një aktivitet interesant me fëmijë, të cilët janë mësuar se si të ndërtojnë fole për zogjët. Kroi, Era, Griti, Mira, Sara dhe Joni, i duan zogjtë dhe apeluan që të kujdesemi më shumë për ata. Ekspozita “ Zogjët thërrasin”, do të jetë ë hapur deri më datën 23 tetor në Sheshin e Lidhjes në Prizren./tv prizreni /

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Lajmet e Fundit