10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Plani Rregullues për Parkun e Biznesit sipas zyrtarëve të Prizrenit ka kaluar filtrin e ligjshmërisë

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, së fundmi vendimi për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për industri të lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës ka kaluar filtrin e ligjshmërisë në nivelin qendror, kanë bërë të ditur zyrtarët komunalë.

Vendimi në fjalë pas marrjes së dritës së gjelbër nga Qeveria e Kosovës përkatësisht ministritë e linjës është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit.

Sipas Zyrës për Informim, ky vendim, pritet të hyjë në fuqi gjatë javës së ardhshme.

“Me miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për industri të lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, planifikohet zhvillimi hapësinor në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe harmonizimi i tyre me nevojat reale dhe me mundësitë për të arritur kushte optimale të zhvillimit dhe organizimit hapësinor, si dhe rregullimin dhe ndërtimin e zonës për të cilën hartohet plani”, thuhet në dispozitat e këtij vendimi, i cili mbulon një periudhë së paku 8 vjeçare.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur tri javë më parë, patën harmonizuar këtë vendim me kërkesën e MMPHI-së.

Gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, kryesuesja Antigona Berisha-Bytyçi pat bërë të ditur se MMPHI konform Udhëzimit Administrativ ka kërkuar që raporti i shqyrtimit publik të jetë pjesë e vendimit.

Ndërkaq, gjatë fundjavës së shkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e krijimit të Zonës Industriale në Prizren, duke bërë thirrje që Komuna sa më parë të aplikojë në organet e nivelit qendror për themelimin e saj.

“Duam që sa më shpejtë edhe Prizreni ta ketë një zonë industriale. E keni pasur, do ta keni gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një gjë të tillë. Komuna e Prizrenit duhet të aplikojë për themelim dhe ndërtim në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe uroj që kjo të bëhet sa më parë”, ka thënë Kurti, gjatë pjesëmarrjes në iftarin tradicional të shoqatës “Esnaf”.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë janë investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Më Shumë

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Lajmet e Fundit