Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Limaj ka theksuar se në këtë periudhë jo të lehtë për vendin, qytetarët me të drejtë presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika.

“Besoj se është koha që forcat politike që ndajnë të njëjtat vlera shtetformuese të bashkëpunojnë për interesin e Kosovës”.

“Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Limaj.

Në këtë frymë, Limaj ka thënë se NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, në këto zgjedhje.

“Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

“Mbështetja për këtë bashkëpunim është edhe mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare, për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që sot padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke mbrojtur me dinjitet, krenari dhe vendosmëri luftën e drejtë të popullit tonë për liri”, ka theksuar Limaj.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe njerëz që interesin e qytetarëve dhe të shtetit e vendosin mbi çdo interes tjetër.

“Besoj se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Kosovës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje stabile, funksionale dhe me vizion afatgjatë”, ka deklaruar Limaj.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm.

“Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Të njëjtat vlera po na afrojnë dhe po na ribashkojnë sërish sot, në një moment kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Këto janë vlera që i ndajnë edhe elektorati ynë dhe ai i NISMA-s”, ka shkruar Hamza në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë.

“E falënderoj mikun tim të vjetër, Fatmirin, për korrektësinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët”.

“Mbështetësve tanë anekënd Kosovës dhe në diasporë ua them vetëm një gjë: më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën!”, ka shkruar Hamza.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit