Policia ndalon veturën në Suharekë, gjen marihuanë dhe mjete përcjellëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë hasur në posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: dy pako rizlla, një grinder dhe një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 6.91 gram.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit