15.3 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Dragashi synon binjakëzim me Purkesdorfin në Austri dhe Mavrovë-Rostushën në Maqedoni të Veriut

Komuna e Dragashit ka ndërmarrë nismën për bashkëpunim të ndërsjellë si dhe binjakëzim me Komunën e Purkesdorfit në Austri.

Madje propozimi për nxjerrjen e aktit përkatës është futur në rendin e ditës e seancës së pestë të këtij viti të Kuvendit të Komunës, që pritet të mbahet me datën 2 qershor 2025.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Dragashit, Arijeta Skeraj ka ftuar mbledhjen e radhës me pesë pika të rendit të ditës.

“Propozim Vendim për miratimin e nismës për bashkëpunimin komunal ndërkombëtar dhe fillimin e procedurave për binjakëzim ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Komunës Purkesdorf-Austri”, thuhet në pikën e dytë të rendit të ditës.

Drejtuesit e Komunës së Dragashit dhe kuvendarët kanë realizuar një vizitë javën e shkuar në Austri. Me zyrtarët e Purkesdorfit është diskutuar mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe binjakëzimit.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga menaxhmenti i Komunës së Dragashit.

Në seancën e radhës krahas bashkëpunimit me Komunën e Purkesdorfit, në agjendë si pikë e tretë e rendit të ditës figuron edhe shqyrtimi i “Propozim Vendimit për miratimin e nismës për bashkëpunimin komunal ndërkombëtar dhe fillimin e procedurave për binjakëzim ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Komunës së Mavrovë-Rostushës, Maqedonia e Veriut”. /Telegrafi/

Më Shumë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Liria kërkon vazhdimësinë, përballet me Trepçën në Hajvali

Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të...

Lajmet e Fundit