-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Molliqaj: Asnjë subjekt politik nuk mund të kushtëzojë marrëveshjen

DardanMolliqaj-vvPas reagimit të Listës Srpska që negociatat të mos udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo e fundit ka thënë se lista nuk ka fuqi politike që ta kushtëzojë Bllokun.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, i ka thënë Radio Kosovës se koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e ka shumicën shqiptare në Kuvend dhe Lista “Srpska” nuk mund të ndikoj në prishjen e marrëveshjes të arritur ditë më parë.

Kërkesa e listës “Srpska” që negociatat me Serbinë të udhëhiqen nga kryeministri e jo nga lëvizja Vetëvendosje nuk qojnë shumë peshë për këtë të fundit. Madje, sipas sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, asnjë subjekt tjetër politik, e veçanërisht Lista “Srpska” nuk mund ta kushtëzojë këtë bashkëpunim të këtyre katër subjekteve politike mbi parimet që tashmë i kanë vendosur.

“Lista “Srpska” e ka të garantuar me kushtetutë pjesëmarrjen në qeveri dhe atë të drejt mund ta shfrytëzojë, por assesi nuk e ka as fuqinë politike e as mundësinë reale që ta kushtëzojë këtë marrëveshje të nënshkruar dhe parimet që tashmë janë etabluar edhe në opinionin publik”.

Molliqaj, gjithashtu i ka thënë Radio Kosovës se tashmë ekziston një marrëveshje e nënshkruar në mes të katër subjekteve politike që është marrëveshje e parimeve dhe në të cilën janë të rregulluar shumë çështje. Prandaj, siç thotë ai, nuk ka asnjë arsye që LDK, AAK dhe Nisma të ndërrojnë qëndrimin e tyre politike, për shkak se nënshkrimi i marrëveshjes ka qenë i paramenduar, i planifikuar dhe i diskutuar gjerë e gjatë nëpër forumet të secilit subjekt.

“Unë nuk e shoh as shenjën më të vogël të mundësisë që këto subjekte të ndërrojnë qëndrimin. E as që vije në diskutim që Vetëvendosje të ndërrojë qëndrimin mbi një marrëveshje tashmë të nënshkruar nga katër subjektet politike shqiptare.
Ndryshe, Lista “Srpska” vetëm 24 orë para mbajtjes së seancës, javën e kaluar, kishte kërkuar shtyrjen e saj ne mënyrë që të sqarohet situata pas marrëveshjes së bllokut me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i listës “Srpska” Aleksandër Jabllanoviq, i ka thënë Radio Kosovës se, pozicionet e Listës do të dihet më së largu të mërkurën pas dite.

Më Shumë

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në...

Lajmet e Fundit