Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka.
Në telegramin e ngushëllimit, Veselaj-Gutaj vlerësoi kontributin shumëvjeçar të të ndjerit në arsim, duke theksuar se angazhimi i tij për katër dekada dhe puna e palodhshme kanë qenë frymëzim për shumë gjenerata nxënësish.
“Angazhimi për katër dekada në arsim dhe puna e tij e mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata. Z. Ismet Reka ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”.
Në emër të saj dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Reka, bashkëpunëtorëve, kolektivit të shkollës dhe të gjithë nxënësve që patën fatin të mësojnë nga mësimdhënësi i ndjerë.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

