Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe miqësore.
Me këtë rast, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar anëtarët e klubit për rrugëtimin e tyre dydekadësh, duke vlerësuar kontributin e tyre në promovimin e kulturës së motoçiklizmit dhe vlerave të miqësisë.

“20 vjet mbi dy rrota, 20 vjet rrugë, miqësi dhe respekt. Ky jubile i veçantë nuk është vetëm festa e MC Eagles, por e të gjithë atyre që ndajnë pasionin për motorët, lirinë dhe vëllazërinë që bashkon motoçiklistët anembanë”, ka shkruar Totaj, raporton PrizrenPress.
Ai ka shprehur gjithashtu respekt për rrugëtimin e klubit ndër vite.

“Urime për këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe respekt për çdo kilometër të përshkuar së bashku”, ka theksuar Totaj.
MC Eagles konsiderohet një nga klubet më të njohura të motoristëve në Prizren, duke promovuar frymën e bashkëpunimit, miqësisë dhe pasionit për motoçiklizmin./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
