Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për pranimin e studentëve të rinj në programet Bachelor për vitin akademik 2026/2027.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Procesi i pranimit do të ofrojë mundësi studimi në disa fakultete dhe programe të akredituara.
Kandidatët do të kenë mundësi të zgjedhin ndër programet e mëposhtme:
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti Juridik
Fakulteti i Edukimit
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
” Programet e ofruara janë të akredituara, me staf akademik profesional, si dhe me mundësi mobiliteti ndërkombëtar dhe shkëmbimesh studentore. Gjithashtu, studentëve u ofrohet një mjedis modern për studim dhe zhvillim profesional”, thuhet në njoftim .
Hapja zyrtare e konkursit do të bëhet më 29 qershor 2026, ndërsa të gjitha detajet rreth programeve të studimit, kritereve të aplikimit dhe afateve do të publikohen në faqen zyrtare të universitetit.
uni-prizren.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
