Muja financon ceremonitë e varrimit të veteranëve të luftës dhe burgosurve politik

RamadanMuja10-5Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka marrë vendim që të ndajë mjete nga buxheti për të financuar ceremonitë e varrimit të anëtarëve të shoqatave të dala nga ufta e UCK-së dhe të burgosurve politik.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha njoftoi se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit.

“Qeveria lokale e Prizrenit do të ndajë mjete buxhetore edhe për ceremonitë e varrimit të anëtarëve të shoqatave të dala nga lufta dhe të shoqatës së të burgosurve politik”, njoftoi Berisha.

Ekzekutivi i Prizrenit, sipas tij, po ashtu ka marrë vendim që të bëjë riparimin e objekteve të vjetra, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e lëvizjes së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit