Vdes Joe Cocker

Joe CockerVdes në moshën 70-vjeçare këngëtari Joe Cocker, autori i “You can leave your hat on”, “Unchain my heart” e të tjera këngëve që gjithsecili ka dëgjuar të paktën një herë në jetë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga manaxheri i këngëtarit, Barrie Marshall i cili nuk saktësoi shkaqet e vdekjes, por tha se ato ishin ende të paqarta.

“Ai ishte unik dhe do të jetë e pamundur që të mbushet hapësira e lënë bosh prej tij në zemrat tona”, tha ai.

I njohur për zërin e tij të veçantë, Joe nisi të këndojë në vitet 1960 nëpër lokalet e natës në Sheffield, vendlindjen e tij për të arritur majat shumë shpejt, falë talentit dhe zërit.

Vitin e kaluar ndërmori një turne koncertesh nëpër Europë, për ta mbylli këtë qershor në Hammersmith, në Londër që do të rezultonte edhe koncerti i tij i fundit.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit