20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

A ka plan Komuna e Prizrenit t’i ndihmojë familjet e prekura nga Covid -19?

Dr.sc. Naser Bresa

Qytetar të moshave të ndryshme, gjinive por edhe profesioneve u infektuan, vazhdojnë të infektohen nga virusi vrastar Covid 19. Ata e vuajtën, vazhdojnë t’i vuajnë pasojat pas infektimi, qoftë me ngarkesë kurimi, rëndesë sociale (gupe të caktuara), por edhe me presion shoqëror(fatkeqësisht në një mënyrë apo tjetër shikohen si burim potencial infektimi, edhe pse janë më të sigurt se ata që pretendojnë si të pa prekur), defekt psikologjiko-fobik (frika ndrydhë rezonimin kritik-t’shëndosh), vesë që tejkalohet vetëm me higjienë emocionale.

Shumë familje humbën më të afërmit nga “murtaja e shekullit 21-Covid”, edhe sa do humbin betejën, vetëm Zoti e di, të gjithë jem në peshoren e së mundshmes, përveç atyre që kanë fituar imunitet specifik. Çështje e diskutuar në okulare alo prizrenase, bartë përgjegjësinë në nivel qendror, institucione specifike, trajtim apo mos trajtim të infektuarve me covid “masat e marrura, assistim, rehabilitim”, apo tentativisht të marrura?!

Të mirëditura janë qëndrimet e institucionit që kujdestaron për kujdes të shëndetit publik, si hallkë lidhëse ndërinstitucionale, dhembshurisht qëndroi indiferent në korrelacion me të infektuar, karantinohu 14 ditë, përkthyer, merru me vetvete, pyetje, a është kjo zgjidhje? Kategori e gërryer gjatë kohës së luftës me covid 19, ballafaquar, me dhimbje, ankth, izolim, për të pasuar me trajtim medicinalo-medikamnetoz, sëndërtojnë piramidë, shtuar trajektoren defektozë apo ambicioz.
Politika të këtilla me karakter ndërveprues në mes të institucioneve kanë një “supervaiser”, në rastin konkret Ministria e Shëndetësisë.

Ajo duhesh kërkuar llogaridhënje sipas autorizimeve dhe obligimeve për dikastere përkatëse, në shërbim të qytetarëve (të infektuarit duhesh përcjellur gjendja e tyre, të pa hospitalizuari, duhet asistuar sipas kërkesave, jem në Pandemi), të tillat duhet mentoruar dhe monitoruar, a janë duke operuar sipas kodit etik-professional-istituciono shërbimit publik dhe urëzat në mes tyre?! Nëse ekziston, e shkruar në planin operative Ministror, assitim për të infektuar me covid të pa hospitalizuar, gjë që në praktik nuk di që ka ndodhur (uroj të ketë ndodhur dikund), do të thotë mungesë refleksiviteti, në këtë rast vepër e ndëshkuar sipas masave të parapara me rregullore përkatëse apo ligj.

Ana tjetër e medaljes, niveli lokal, veprimet ose mosveprimet e autoriteteve komunale kundrejt pritshmërive të një numri të madh qytetarëve të sfiduar nga covid 19, kompensim elementar-bazik të kostos kuruese, praktik e bërë nga disa komuna tjera. Më konkretisht komuna e Prizrenit një ndërë komunat me buxhet të konsoliduar në nivel vendi, a ka plane operativ për të ndihmuar familje të infektuara?

Çdo qytetar i ndërgjegjësohem do m’veshet me përgjegjësit ndaj institucionit relevant, dmth institucion i cili nuk e “lenë” të gëzhojuar brenda vete, vuajtur plagët virusale-postvirusale, tingëllon më shumë se gjest human, bashkëndjeshmëri institucional. Shoqëria jonë është duke kaluar fazë tranzicioni-Pandemi, qoftë në aspekt ekonomik, social por edhe psikologjik, elemente që paracaktojnë rrugëtimin e mëtutjeshëm si formë e organizmit shoqëror.

Besimi në institucione është teper i rëndësishëm, konsistuar me ndërtim rrjete bashkëpunuese apo kohezivitetit kolektiv, kriter suksesi në shoqëri demokratike. Në vende me demokraci të zhvilluar suksesi matet me nivelin e llogaridhënies si të nëpunësit në shërbim publik po ashtu të shfrytëzuesit të benofiteve.

Pyetje retorike, a po punohet në këtë drejtim, ndërtim të besueshmërie në masë ? Nëse po, sa, dhe si do arrihet ndërveprim i liruar nga ngarkesat kohore-politike, për të dhanë më të mirën e mundshme në favor të binomit shtet-qytetar?

Nëse kumbon në ndërdijë shoqërore autorefleksiviteti, nyancat politike sheshohen, kurba e përgjegjësisë rritet, si pikë korrektese individuale, grupore, pse jo edhe në shoqëri.
… ndodhë edhe kjo në disa biznese alo-shëndetsoro-medikamentoze!
Koha periodikisht ndryshon “ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron” stereotip si: Pa-ngopësi dhe grykësi, naftalinosur me empaty, sjell në vëmendje shprehjen latine “Homos Hominus lupus est”, variant më i keqë, përfitim në kohë Pandemie.

Më Shumë

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, që njihet si komandant Drini. E para e vendit thotë se komandant Drini, pas vetes la...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit