4.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Abrashi: Synojmë t’i fitojmë 12 komunat në balotazh

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje synon t’i fitojë 12 komunat në balotazhin e 14 nëntorit.

“Analiza që është bërë këtyre ditëve është komplet e gabuar, dhe është tendencioze natyrisht kuptohet për shkak se kemi një trend anti-pushtet, anti Lëvizje Vetëvendosje që kryesisht është vërejtur në të gjitha debatet, diskutimet, në të gjitha raportimet mediale, sulmet e ulëta të cilat janë bërë me qëllim që ta rrënojmë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje”

“Këto janë shifra, këto nuk ndryshojnë, ne mund të bëjmë lloj lloj analize, të nisemi nga promiset që mund ti konvenojë ndonjë kundërshtari, që nuk pajtohet me Lëvizjen Vetëvendosje edhe pse ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, por se nuk mund të paraqitemi jo racional duke tentu që me orkestru realitetin që nuk ekziston, deh rezultatet të cilat nuk qëndrojnë”, tha Abrashi në Politiko.

Tutje, Abrashi u shpreh i bindur se do të triumfojnë në balotazh në 12 komuna.

“Pas 17 tetorit Lëvizja Vetëvendosje ka ngritjen më të madhe të saj në zgjedhjet lokale , përfunduar në 12 komuna në balotazh, në të cilat në të 12-at kemi besim të plotë se do të triumfojmë, a jemi të kënaqur?, natyrisht se po./PORTALI.info/

Më Shumë

Suharekë, 32 vjeçarja tenton t’i jap fund jetës

Një 32 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në Suharekë. Ajo ka konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve dhe është dërguar në Spitalin Rajonal...

Duda Balje viktimë e ngacmimit nga personi i cili thotë se ishin në ‘lidhje dashurie’ për 6 vite

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka denoncuar në Polici se është përballur periudhën e...

Lajmet e Fundit