11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjendet gjallë e shëndoshë vajza 4-vjeçare e zhdukur para 18 ditëve

Një vajzë 4-vjeçare, e cila ishte zhdukur për 18 ditë në një pjesë të skajshme të Australisë Perëndimore, është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur, njoftoi policia.

Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

Një burrë 36-vjeçar po mbahet në ndalim dhe është duke u marrë në pyetje nga hetuesit, shkruan BBC.

Policia u fut në një shtëpi në Carnarvon në orët e hershme të së mërkurës pas disa shenjave të forenzikës.

Prindërit e vajzës së zhdukur e kërkonin dëshpërimisht.
“Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo”, tha zyrtari policor, Col Blanch.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

Shtëpia ku u gjet vajza ndodhet rreth gjashtë minuta vozitje me veturë nga shtëpia e familjes së saj në Carnarvon, qytezë me rreth 5.000 banorë.

Më Shumë

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit