11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Abrashi: Vetëm nga rrëzimi i Qeverisë Hoti, mund të shpëtojë Kosova

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria Hoti është qeveria më e dobët e Kosovës në 20 vitet e fundit, raporton Gazeta Express.

Ai kërkoi nga deputetët që të votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, pasi që siç tha ai, vetëm kështu mund të shpëtojë Kosova.

“Kemi të bëjmë me qeverinë më të dobët në 20 vitet e fundit. Një qeveri që erdhi në pushtet përmes një komploti. Nuk e kanë interesin më të vogël për të dëgjuar qytetarët. Është koha që të reflektojmë si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ta nënshkruani mocionin për shkarkimin e Qeverisë Hoti. Këtë do të ja dinë për nderë qytetarët e familjarët tuaj”, ka deklaruar ai.

Abrashi kritikoi Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast tha se ajo nuk ka as plan për të dal nga situata aktuale.

“Statistikat na tregojnë se numri i të infektuarve ka shkuar gati në një mijë në ditë, ndërsa edhe numri dy shifror i vdekjeve është shqetësues. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situata. Masat e marra nuk kanë qenë të duhura”, ka shtuar ai./Express/

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit