6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Pacientët po presin deri gjysmë viti për një operim

Deri në gjashtë muaj kanë shkuar listat e pritjet për operacione elektive në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në gjendje më të mirë nuk janë as klinikat tjera në QKUK e as spitalet rajonale.

Deri në gjashtë muaj, pacientët duhet të presin për tu operuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Listat e pritjes do të të rriten edhe më shumë javëve në vijim, për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, ka bërë të ditur për Gazetën Express, se është rritur afati i pritjes për rastet elektive në këtë klinikë.

Ai është shprehur se do të ishte mirë që të mendohej për një alternativë tjetër për zgjedhjen e këtij problemi, për shkak që sipas tij, pacientët në gjendje jo të mirë shëndetësore, duhet të shkojnë në sektorin privat për trajtim mjekësorë.

“5 deri në 6 muaj janë listat e pritjes për operacionet elektive. Besoj që do të ishte më mirë të bisedohej dhe të gjendej ndonjë alternativë e zgjidhjes së problemeve, për shkak se pacientët janë keq dhe shpesh herë shkojnë në sektorin privat të kërkojnë ndihmë, kur kanë mundësi për trajtim edhe këtu”, ka thënë ai.

Sallahu ka theksuar se në këtë klinikë po trajtohen rastet urgjente dhe ato me kancer.

Derisa është shprehur se do të duhet kohë derisa të stabilizohet situata, për shkak të pritjeve të gjata.

Rastet joemergjente kthehen në shtëpi, shteti s’i bënë zgjidhje

Edhe Drejtori i Klinikës së Otrinolaringologjisë, Hajdin Thaçi, ka treguar se me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, kanë ndalur të gjitha operimet elektive.

Ai ka treguar se në këtë klinikë po ofrohen shërbimet që janë urgjente, po trajtohen traumat, rastet me kancer dhe gjakderdhje.

“Ne patëm filluar edhe me rastet elektive, mirëpo me vendimin e fundit të qeverisë, ato janë ndaluar. Ne jemi duke punuar vetëm me rastet urgjente, ku hyjnë traumat, tumoret malinje dhe gjakderdhjet”, ka thënë ai.

Tutje Thaçi ka deklaruar se një pjesë të klinikës e kanë liruar për klinikat interne, për shkak se këto të fundit janë liruar për trajtimin e rasteve me Covid-19.

Operacioneve, pacientët nuk po mund të ju nënshtrohen as në spitalet rajonale në vend.

Nga këto të fundit po ashtu bëjnë të ditur se rastet të cilat nuk janë urgjente, duhet të presin për të hyrë në operacion, deri në përmirësimin e gjendjes me pandeminë.

Nga Zyra për Informim në Spitalin e Pejës, kanë thënë se është reduktuar numri i shërbimeve shëndetësore, dhe se po trajtojnë rastet urgjente dhe ato me kancer.

Ndërsa, njëjtë janë shprehur edhe nga Spitali i Prizrenit.

Kujtojmë se më 11 nëntor, Komiteti për menaxhim të situatës me Covid-19, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, kishte vendosur që të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendimin e marrë, thuhej se QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.

Më Shumë

Personeli shëndetësor dhe të moshuarit në Prizren hezitojnë të vaksinohen

Doktori Arsim Berisha, ka thënë se vaksinimi në Prizren ka filluar sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë me 2 prill dhe po vazhdon në...

17 viktima dhe 599 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 17 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 599...

Biznesmeni turk i kërkuar në Turqi gjeti strehim në Kosovë

Biznesmeni kontrovers turk, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e...

Ky është plani i Albin Kurtit për konfiskimin e pasurisë (Dokument)

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme, i cili do të mundësoi konfiskimin e pasurisë së secilit qytetarë të Kosovës,...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit. Agjencia e Statistikave të...

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat...

Albin Kurti do ta rishikojë buxhetin që e miratoi Avdullah Hoti

Qeveria e Albin Kurtit do ta dërgojë buxhetin e vitit 2021 edhe njëherë në Kuvendin e Kosovës. E, përgatitjet për këtë tashmë veç kanë filluar,...

Prizren: Grumbull i qytetarëve pa distancë (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve në Prizren kanë dalë për ta kaluar kohën e tyre të lirë. Në mungesë të qëndrimit në kafiteri dhe...

Nata e parë e martesës, vajza bën një zbulim shokues për familjen e dhëndrit

Festa martesore kthehet në shok. Nusja zbuloi se vjehrra ishte e ëma. Megjithatë dasma u bë me djalin dhëndër. Arsyeja është e pabesueshme. Kthesë të...

Mbi 800 gjoba u shqiptuan gjatë të dielës për shkelje të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 835 persona për shkelje të masave anti-COVID. Në njoftimin e Policisë...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Notre-Dame de Paris rihapet në vitin 2024

Katedralja e Notre-Dame de Paris, e shkatërruar nga zjarri në 15 prillin e dy viteve më parë, do të rihapet në 2024. Këtë e...

Plani slloven dhe Prizreni me Vlorën

Denion Ndrenika Nëse ka një plan slloven për rishikimin e kufijve në Ballkan me shanse të mëdha të afrimit të një shteti shqiptar (sado të...

Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Xhemile Thaçi-Vezgishi, për mosdeklarim të pasurisë. Siç thuhet në njoftim për media,...

FOTO/ Dezinfektues dhe në namaz të ndarë, sërish në një Ramazan ndryshe

13 Prilli shënoi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Miliona besimtarë në të gjithë botën, sot, i janë nënshtruar agjërimit. Por ky i këtij...

Lajmet e Fundit