15 C
Prizren
E premte, 5 Mars, 2021

Specialja lëshon njoftimin e fundit për Thaçin,Veselin, Selimin e Krasniqin

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.

Kështu bëhet e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare Dhomat e Specializuara.

Kjo seancë do të fillojë në ora 11:00.

“18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020.

Në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment. Aktakuza e konfirmuar tashmë është bërë publike.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së.

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Më Shumë

Ali Ahmeti: BDI është unike, sqaruam hatërmbetjet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë u dëshmua si lider i pakontestueshëm i një partie politike, i cili me fuqinë dhe me urtësinë...

”Adem Jashari kishte mundësi të shpëtonte”, veterani i UÇK-së kujton sulmin e 5 marsit 1998

Sot kujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes së Adem Jasharit. Shkrimtari Bedri Islami, veteran i UÇK-së u shpreh në Euronews Albania se familja e Jasharjve...

Ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare, aktori kanadez Jahmil French

Është ndarë nga jeta aktori i famshëm kanadezm Jahmil French. Miku i tij, agjenti francez i “The Gersh Agency”, Gabrielle Kachman, ka thënë se pas...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00. Kjo ndeshje...

A po i vjen fundi pandemisë?

Shumë njerëz po u druajnë mutacioneve dhe valës së tretë të përhapjes së koronavirusit, por shkalla e infektimeve me COVID-19 është duke rënë në...

Drita Millaku kandidatja më e votuara në Prizren

Kandidatja për deputete nga LVV-ja në Prizren, Drita Millaku ka marrë 14 mijë e 692 vota, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Millaku është njëra nga...

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999. Forcat...

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu, dy artistët që lanë vulë në artin shqiptar

Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë ndër figurat kryesore në artin skenik shiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus. Bota...

SBASHK’u kërkesë për MSH’në: Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët...

Ish-trajneri vret veten pas akuzave për sulm seksual

Një ish-trajner i gjimnastikës në Lojërat Olimpike Amerikane ka vrarë veten, disa orë pasi u akuzua për sulm seksual dhe trafikim njerëzor, thonë zyrtarët. Prokurori...

108 vite nga Kongresi shqiptar i Triestes

Më 1 mars 1913 në Trieste do të mblidheshin përfaqësues të kolonive shqiptare nga SHBA, Rumania, Bullgaria, Egjipti, Italia etj në atë që më...

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim...

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Real Madrid lëshon “bombën”, e do Haaland-in këtë verë

Erling Haaland, së bashku me Kylian Mbappe, janë dhe do mbeten tema më e nxehtë në futbollin evropian deri sa ata të marrin një...

Festa Çoçaj ka ditëlindjen, Shpend Lipa i bënë dhuratën e ëmbël

Blogerja dhe prezantuesja Festa Çoçaj tashmë e njohur për një pjesë të publikut, nuk po ndalet me postime. Festa, ka një tentim: të ekspozohry, të...

Lajmet e Fundit