12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Aksident me të lënduar në Prizren, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prizren, një veturë është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës.

Fotografi nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, teksa në afërsi janë parë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 13:40 jemi informuar për një aksident në rrugën Transit, në veturë kanë qenë tre persona, dy pasagjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë”, konfirmoi policia për Express.

Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët për kujdes në komunikacion, ndërkohë apelohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike, ku shumica e rrugëve mbeten të papastruara nga bora. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Lajmet e Fundit