17.9 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Albin Kurti e lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Ai, përmes letrës së siguruar nga Klan Kosova, e lut Abixhikun për marrëveshje politike.

Në letër shkruhet:

”Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për te ecur përpara në legjislaturën e nënte, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes VETEVENDOSJE, dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre qe kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”.

“LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV. Mospajtimet e diferencat që mund te ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve te mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa te tjerë qe nuk kanë më pozita të larta e as ndikim te madh ne LDK aso asokohe”.

Më Shumë

Ariu hyn në oborrin e një shtëpie në Mushtisht

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një ari është parë duke hyrë në oborrin e një shtëpie private. Deri...

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Lajmet e Fundit