7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Arrestohen 11 anëtarë të ‘Grupit të zjarrit’

Gjatë natës së kaluar në Lazarat, njësitët e policisë shqiptare kanë arritur të kapin 11 persona nga “Grupi i zjarrit”, të cilët mëngjesin e një dite më parë qëlluan për vdekje policin 31-vjeçar Ibrahim Basha dhe plagosën dy të tjerë.

“Grupi i zjarrit”, sipas policisë përbëhet edhe prej 10-personave të tjerë të cilët pritet të arrestohen nga momenti në moment.

Lazarati dhe rrethinat e tij janë nën kontroll të plotë të rreth 400 efektivave policorë. Në ndihmë të tyre që nga mesdita e djeshme janë në dispozicion edhe dy helikopterë të ushtrisë.

Mes pjesëmarrësve të sulmit ndaj policisë të një dite më parë dhe të atyre që janë shpallur në kërkim ka dhe përsona të dyshuar për terrorizëm pasi ata kanë vendosur në disa raste mjete shpërthyese në lagje të ndryshme muaj më parë në Lazarat, transmeton RTK.

Madje, sipas policisë tre nga përsonat në kërkim, në rrjetet e tyre sociale dallohen qartë për simpatitë që kanë për grupin terrorist ISIS.

Më Shumë

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Lajmet e Fundit