Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot vazhdon punimet me pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Duke filluar nga ora 10:00, bëhet votimi i pikave të mbetura nga seanca e fundit, ndërsa pas përfundimit të tyre, do të fillojë seancë e re.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Më pas, do të shqyrtohen disa projektligje, raporte e rekomandime.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit