18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Arrihet marrëveshja mes palëve, Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë dhe sot mbanë stërvitjen e parë me klubin zviceran

Xherdan Shaqiri është larguar nga futbolli evropian në fillim të këtij viti, ku më 9 shkurt u transferua te Chicago Fire në MLS nga Olympique Lyon.

Skuadra amerikane pagoi shtatë milionë euro për transferimin e Shaqirit nga ekipi francez.

Por kur ka përfunduar kampionati amerikan, Xherdan Shaqiri ka vendosur të rikthehet në Evropë, për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Botërorë.

Gazeta më e madhe zvicerane Blick ka njoftuar se marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri është rikthyer në Evropë, ku do ta mbajë formën me skuadrën zvicerane Lugano.

31-vjeçari do të stërvitet gjatë kësaj kohe me Luganon, edhe pse klubi zviceran shpresonte që ta huazonte atë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk është vetëm e dobishme për të, por edhe për Përfaqësuesen. Kështu që ai do t’i bashkohet përfaqësusese në formën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës”, tha Murat Yakin për Blick.

Sezoni i Shaqirit me Chicago Fire përfundoi më 9 tetor pasi klubi i MLS nuk arriti të kualifikohej në play-off.

Për t’u stërvitur me Luganon, ishte i nevojshëm miratimi nga Major League Soccer dhe klubi i tij aktual Chicago Fire.

Vlen të theksohet se kompania Ticino me pronarin Joe Mansueto kanë të dyja klubet në pronësi si Chicago Fire ashtu edhe Luganon, marrëveshja ishte shumë më e lehtë.

Gjithnjë sipas Blick, Shaqiri sot do ta mbajë seancën e parë stërvitore me Luganon.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit