10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Arsimi në grevë nga shtatori nëse nuk ndryshohet Projektligji për pagat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim nga fillimi i vitit të ri shkollor nëse nuk ndryshohet renditja e mësimdhënësve në tabelën e Projektligjit për pagat.

Në këtë projektligj secili profesion është vlerësuar me koeficient, i cili do të përcaktoi shumën e pagave, shkruan sot Koha Ditore.

Mësimdhënësit janë vlerësuar me koeficient 1.95 derisa shumë më lartë se ta janë vlerësuar këshilltarët politikë, mjekët, anëtarët e Kuvendit komunal, rreshterët e FSK-së, anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve e shumë profesionistë të tjerë.

Në bazë të Projektligjit, koeficientin më të lartë e ka presidenti me 12, i pasuar nga kryetari i Kuvendit, kryeministri e kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 10.

Koeficientin për mësimdhënësit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, po e quan të papranueshëm dhe ofendues për ta. Ka kërkuar që Ministria e Administratës Publike si sponsorizuese e Projektligjit të mos lejojë që mësimdhënësit të mbesin në renditjen aktuale.

Më Shumë

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit